Në mesin e përgjimeve audio, kanë dalë në publik edhe fakte drithëruese mbi të cilat Viva Fresh Store realizon zbritjet e mëdha.

Në audio-incizimin e mëposhtëm mund të dëgjoni bisedën ndërmjet Menaxherit dhe një zyrtari të kompanisë, që sipas burimeve brenda biznesit është përgjegjës për ndërrimin e çmimeve.

Gjatë bisedës vërehet se si Menaxheri informon përgjegjësin e çmimeve për mundësinë e zbritjeve të mëdha të mërkurën dhe të enjten, duke e ftuar atë dhe rrethin e tij në Viva Fresh Store për të shfrytëzuar këtë mundësi pasi që “dosti” i tyre, duke iu referuar “shefit” nuk ndodhet në Kosovë.

Pas shikimit të fakteve, vërehet qartazi se si përgjegjësi i çmimeve ka realizuar ulje të mëdha çmimesh deri në masën 90% pasi që sipas tij, SHEFI NUK O’ K’TU, dhe ai e ka realizuar dëshirat e konsumatorëve dhe porosinë e menaxherit të tij.

Në pyetjen tonë drejtuar kompanisë, ata u përgjigjën shkurt duke thënë që papërgjegjësia e personave të publikuar në audio po arsyetohet nga klientela që po përgjigjet masivisht ndaj kësaj oferte!