Sot e pritëm në vizitë, Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ku e informuam në hollësi për ecurinë e punës në këto ditë të vështira, në të cilat po kalon vendi jonë, si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Po ashtu e informuam që menaxhmenti i Viva Fresh Store, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që përgjatë këtyre ditëve, të ofrojë shërbime sa me cilësore, në gjithë rrjetin e marketeve të saja, në tërë Kosovën.

Së bashku me Ministren, e vizituam edhe Qendrën e Logjistikës për të parë më nga afër dhe për ta njoftuar në detaje, për gjendjen e furnizimeve me theks të veçantë, produktet ushqimore dhe higjienike. Po ashtu e informuam se nuk kemi nevojë që të krijojmë panik pasiqë Viva Fresh Store, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të vazhduar ecurinë e punës, në mënyrë që përgjatë kësaj kohe, të gjithë qytetarëve tanë, të ju shërbejmë më kohë.

Ajo që është edhe më e RËNDËSISHME, e njoftuam Ministren se qysh nga NESËR, do të fillojë furnizimi me MIELL nga jashtë vendit, furnizim ky i RREGULLT dhe i VAZHDUESHËM.

Gjithashtu e siguruam që gjatë kësaj periudhe, nuk do të ketë ngritje të çmimeve si dhe jemi të gatshëm në çdo kohë, që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë që këtë gjendje, ta kalojmë së BASHKU, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sot e pritëm në vizitë, Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve…

Posted by Viva Fresh Store on Tuesday, March 17, 2020