Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, vendosem që tu bëjmë një vizitë banorëve rezidentë në Shtëpinë e Pleqve, persona këta të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.

Gjatë kësaj vizite, 70 banorëve rezidentë, ju dhuruam edhe nga një pako të dhuratave simbolike, për nevoja bazike dhe të përditshme, të cilat janë tepër të domosdoshme për jetën e tyre në këtë shtëpi.

Dhuratat nuk ishin asgjë, në krahasim nga ajo qe ne pranuam nga ta; përmes dashurisë së tyre, buzëqeshjes, ngrohtësisë dhe këshillave të shumta për jetën, të cilat patëm rastin dhe mundësin t’i dëgjojmë nga bota e tyre e madhe shpirtërore.

Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e secilit prej nesh prandaj, vlera e Familjes nuk mund të matet me asgjë.

JU faleminderit shumë të gjithë Juve, që keni ndarë pak dashuri dhe ngrohtësi, me stafin e Kompanisë tonë.

Vërtet u jemi shumë mirënjohës për mikpritjen!

Ju faleminderit!