Me çka krenohemi ne

Kompania “Viva Fresh”, numër 1 për cilësi në Kosovë!

“Viva Fresh” është e vetmja kompani në vend, e cila ka fituar Medaljen e Cilësisë, QUDAL, për vitin 2020-2021, në kategorinë “Zinxhiri vendor i shitjeve me pakicë” në Kosovë.

Për vitin 2021-2022 “Viva Fresh” ka fituar çmimin BEST BUY Award, me raportin më të mirë çmim-cilësi në kategorinë “Zinxhiri vendor i shitjes me pakicë” në Kosovë.

35

Partnerët ndërkombëtarë – BERZH

“Viva Fresh” gëzon partneritet të fuqishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Më 2020 “Viva Fresh” ishte e vetmja kompani që arriti të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 10 milionë eurove për projektet e saj të së ardhmes.

Për të kontribuar në zhvillimin dhe përgatitjen e të rinjve të Kosovës, “Viva Fresh” ka iniciuar dhe mbështetur programe të ndryshme për punë praktike, trajnim profesional dhe punësim të të rinjve të Kosovës. Disa nga këto aktivitete janë:

Trajnimet

Në ndërtimin e qëllimeve për të ardhmen, “Viva Fresh” ka investuar  në zhvillimin dhe fuqizimin e punonjësve. Vetëm gjatë vitit 2019, janë organizuar mbi 376 trajnime për 2912 punonjës. Kompania organizon mbi 10 trajnime të brendshme, si dhe ofron trajnime profesionale në bashkëpunim me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.

36

Mbështetja e të rinjve

“Viva Fresh” ka iniciuar dhe mbështetur programe të ndryshme për punë praktike, trajnim profesional dhe punësim të të rinjve të Kosovës. Disa nga këto aktivitete janë:

1. “Puna praktike gjatë vitit akademik” në 5 shkolla të mesme pjesëmarrëse
2. “Punë praktike gjatë sezonit të punës” në bashkëpunim me GIZ-in          
3. “Senior Professionals” në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
4. “Trajnim Master” në bashkëpunim me 35 studentë të Universitetit të Prishtinës – Fakulteti Ekonomik, niveli Master.

37(1)

Ndihmat për komunitetin

Përgjegjësia sociale është një pjesë shumë e rëndësishme për kompaninë tonë, andaj duke qëndruar afër qytetarëve në ditët më të vështira, kompania jonë ka nisur dhe ka përkrahur shumë projekte bamirësie.

38

Ndihma për Shqipërinë gjatë tërmetit

“Viva Fresh”, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës dhe shumë kompani të tjera, në mënyrë të organizuar, kanë nisur ndihmat e para drejt bashkëkombësve në Shqipëri, për të prekurit e tërmetit të nëntorit të 2019-s.

Donacionet për familjet në nevojë

“Viva Fresh Store” dhe “Buçaj” kanë ndarë 110,000.00 euro donacion për familjet në nevojë gjatë pandemisë Covid-19. Ky donacion ka ndihmuar 5,000 familje me produkte esenciale.

39
39.1
38

Ndihma për familjet e prekura nga vërshimet

Në nëntor të vitit 2019, “Viva Fresh” ka dhuruar mbi 100 pako ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga reshjet e shiut dhe borës.

Ndihma për viktimat e shpërthimit në Ferizaj

Pas shpërthimit të frikshëm në Ferizaj, pronari i kompanisë “Viva Fresh”, z. Xhevdet Rexhepi ka vizituar të lënduarit. Më këtë rast, ai ka ofruar ndihmë në vlerë prej 10,000 euro.